Maqedoni

Ethet e Nilit Perëndimor, 7 pacientë të hospitalizuar, 1 në gjendje kritike

29.07.2026 12:12

Shtatë pacientë me ethe të Nilit Perëndimor janë shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive....

Shtatë pacientë me ethe të Nilit Perëndimor janë shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre, një banor 76-vjeçar i Shkupit, i cili ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, është ende e rëndë dhe është në mbështetje të frymëmarrjes, tha sot për MIA-n, drejtori i Klinikës, Fadil Cana.
 
Ai theksoi se personi që është në gjendje të rëndë shëndetësore ka qenë në Klinikë për një javë dhe nuk ka udhëtuar jashtë vendit. Gjashtë personat e tjerë që janë shtruar në spital, shpjegoi Dr. Cana, janë mbi 60 vjeç, janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe vetëm njëri prej tyre kishte udhëtuar më parë në Greqi. Pacientët e shtruar në spital e morën infeksionin nga një mushkonjë e infektuar. Periudha e inkubacionit zakonisht zgjat nga tre deri në 14 ditë pas pickimit, dhe shumica kalojnë pa e ditur fare praninë e virusit.