Shkëndija kërkon përmbysjen në Shkup
29.07.2026 15:42
Shkëndija dhe Bravo do të përballen në arenën “Todor Proeski”...

Shkëndija dhe Bravo do të përballen në arenën “Todor Proeski” në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës së UEFA-së. Sllovenët fituan sfidën e parë 2:1 dhe do të kërkojnë kualifikimin në raundin e tretë, megjithatë “tetovarët” të mbështeur nga tifozeria e tyre shpresojnë se do përmbysin një gol disavantazh.
Shkëndija është skuadra jonë më e suksesshme në garat e UEFA-së, pasi vitin e kaluar u kualifikua në fazën e garave në grupe dhe më pas edhe në “play off-in” e Ligës së Konferencës.
Dëshira dhe motivimi është i njëjtë edhe në këtë sezonë, ndërsa rezultati negative nga ndeshja e parë në Lubljanë, është minimale dhe mund të kalohet në ndeshjen e së enjtës në Shkup.
