Besnik Xhemaili zgjidhet zv.kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Besnik Xhemaili...

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Besnik Xhemaili, është zgjedhur zëvendëskryetar i Komisionit, pozicion që ai do ta mbajë për gjashtë muaj.
Zgjedhja e zëvendëskryetarit të KSHPK-së u krye në bazë rotacioni, dhe renditja u përcaktua sipas rendit alfabetik të mbiemrave të anëtarëve të KSHPK-së, tha kryetari Adem Çuçulj.
Në seancën e sotme të KSHPK-së, kryetari Çuçulj gjithashtu informoi se Komisioni ka regjistruar 30 persona që janë zgjedhur, emëruar ose mandati i të cilëve ka përfunduar në prill, të cilët nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për të paraqitur deklaratën e gjendjes pasurore dhe konfliktit të interesit brenda afatit ligjor.
Të gjithë personat, theksoi Çuçulj, do të ndiqen penalisht dhe do të gjobiten.
Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot morën 51 vendime për të njëjtin numër rastesh nga ankues të njohur ose të panjohur në KSHPK.
