DPHM, në 10 ditët e ardhshme mot i nxehtë, temperatura mbi 40 gradë!
30.07.2026 20:14
Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu...

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, gjatë fundjavës së zgjatur dhe deri në fund të javës së ardhshme, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura gjatë ditës do të jetë mbi 32 gradë celsius thuajse në të gjithë vendin, ndërsa në disa vende do të kalojë 40 gradë.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës.
