Maqedoni

Moti i nxehtë e ka kapluar vendin, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë celsius, ISHP: Kujdes kategoritë e ndejshme të qytetarëve

01.08.2026 15:03

Vazhdojnë temperaturat e larta në vend...

DPHM njoftoi se moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë deri në fund të javës së ardhshme. Temperaturat gjatë ditës në disa vende do të kalojë 40 gradë. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon për kujdes të shtuar në këtë periudhë si shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe aktiviteteve në natyrë midis orës 11:00 dhe 17:00, veshjen e rrobave të lehta, syzet mbrojtëse, qëndrimin në ajër të kondicionuar, të ngrënit me masë, shmangia e ushqimeve yndyrore dhe me shumë kalori, si dhe ushqimeve që përmbajnë sheqer, pirja e mjaftueshme e ujit shmangia e alkoolit, pijeve që përmbajnë kafeinë dhe atyre që janë shumë të ftohta.
 
Poashtu kujdes duhet të kenë kategori të caktuara të qytetarëve. Grupet vulnerabël, duke përfshirë personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët, punëtorët në natyrë, si dhe ata me sëmundje kronike (sëmundje kardiovaskulare, neurologjike, sëmundje të mushkërive dhe veshkave, diabeti, sëmundje mendore, obeziteti dhe personat nën terapi që rrit urinimin), duhet të jenë veçanërisht të disiplinuar në lidhje me këto rekomandime dhe të marrin rregullisht terapi. Për të gjitha ndryshimet në gjendjen e tyre shëndetësore, ata duhet të konsultohen me mjekun e tyre të kujdesit parësor - thonë nga ISHP.
 
Ndër të tjera, kategoritë e cenueshme të njerëzve konsiderohen njerëzit që punojnë jashtë dhe janë më të ekspozuar ndaj ndikimit të valëve të nxehtësisë, ose njerëzit që punojnë në vende pune të ekspozuara ndaj temperaturave të larta dhe rrezatimit termik, njerëzit që humbasin shumë lëngje gjatë punës, etj., të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve që lidhen me motin e nxehtë. Për shembull: punëtorët e ndërtimit, fermerët, policia e trafikut, punëtorët e shpërndarjes, etj.
 
Poashtu nga ISHP rekomandojnë që nëse qytetarët kanë përkeqësim të gjendjes shëndetësore, atëherë të telefonojnë në 194 ose 112. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI