Regjistrohen 30 vatra zjarri, 29 prej tyre janë shuar!

03.08.2026 12:00

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 30 zjarre...

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 30 zjarre në hapësira të hapura në Maqedoninë e Veriut.

Aktualisht nuk ka zjarre aktive, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas informacioneve të QMK-së, 29 zjarre janë shuar, ndërsa vetëm një është nën kontroll.

Bëhet fjalë për zjarrin mes fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, në komunën e Makedonski Brodit, ku po digjet pyll i ulët dhe vegjetacion i ulët.