Liga e Konferencës – shorti, Shkëndija mund të përballet me Geteborg/Gent?

03.08.2026 15:07

Nënkampioni nga sezoni i kaluar Shkëndija e Tetovës, ka mbetur skuadra e vetme që ende garon në arenën evropiane. Pas eliminimit të dy skuadrave të tjera Vardarit dhe Sileksit, skuadra tetovare sikurse vitine kaluar edhe sivjet vazhdon me grumbullimin e pikëve për një renditje sa më të mirë të kampionatit vendor në UEFA...

Shkëndija mësoi sot emrin e kundërshtarit të mundshëm në play-off të Ligës së Konferencës në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës. Sipas shortit, skuadra tetovare nëse kalon Hibernianin në “play – off”, për kualifikim në fazën e liga sistemit të Ligës së Konferencës, do të përballet me më të mirën nga ndeshje Geteborg (Suedi)/ Gent (Belgjikë).

Po 10 vjet më parë Shkëndija, në play offin e Ligës së Evropës ishte përballur me Gentin. 

Po ashtu edhe Drita, Dinamo City dhe Egnatia mësuan emrat e kundërshtarëve të mundshëm në këtë fazë të Ligës së Konferencës.

Dy skuadrat përfaqësuese të shqipërisë, Dinamo City ku luan kumanovari Aliu,  ndeshet me Auda në turin e tretë të këtij turneu, ndërsa rrogozhinasit mund të kalojnë këtu vetëm nëse nuk ia dalin të mposhtin Shemrok Rovers në turin e tretë të Ligës së Europës.