Uellsi tërheq përkrahjen për Infantinon
Uellsi është bërë vendi i parë që publikisht ka tërhequr përkrahjen që Gianni Infantino...

Uellsi është bërë vendi i parë që publikisht ka tërhequr përkrahjen që Gianni Infantino të fitojë tjetër mandat për ta drejtuar FIFA-n.
Veprimi i Uellsit pason humbjen e besimit në presidentin e FIFA-s, pas planit të tij të dështuar për të shitur aksione të Kupës së Botës tek investitorë privatë.
Federata e Futbollit e Uellsit ka konfirmuar se “ka tërhequr përkrahjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për rizgjedhje si president i FIFA-s për mandatin 2027 – 2031”.
Para planit, Infantino mori përkrahje me shkrim nga shumica e federatave nacionale. “Dështimet e fundit në qeverisjen e mirë, proceset, lidershipin, vlerat, menaxhimin e palëve të përfshira, komunikimin dhe gjykimin e shëndoshe na kanë dërguar në një pozicion ku Infantino ka humbur besimin tonë për të qëndruar në krye të futbollit botëror. Nuk mund të pranojmë dështimin për të vënë interesat e futbollit në plan të parë”, shkruan tutje në deklaratën e Federatës së Futbollit të Uellsit.
