Kriza e radhës në futbollin ndërkombëtar, UEFA sfidon FIFA-n, kërcënon me bojkot

04.08.2026 14:56

Tensionet mes UEFA-s dhe FIFA-s vazhdojnë të thellohen...

Tensionet mes UEFA-s dhe FIFA-s vazhdojnë të thellohen. Sipas raportimeve, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, po punon për të siguruar mbështetjen e klubeve evropiane me synimin për të bojkotuar Botërorin e Klubeve 2029, një projekt i promovuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e njohur franceze “L’Equipe”.

Kreu i UEFA-s ka një raport të ngushtë personal me Nasser al-Khelaifi, presidentin e PSG-së dhe të Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA).

Të dy do të diskutojnë për një bojkot të mundshëm më 12 gusht, kur do të luhet Superkupa e Europës mes PSG-së dhe Aston Vilës.

Ceferin, ndryshe nga sa ishte menduar më parë, nuk ka në plan të kandidojë për kreun e FIFA-s. Nasser al-Khelaifi ndërkohë ka mbështetjen e tij, nëse pranon të kandidojë për këtë post.