Integrimi evropian, LSDM: Bisedimet nuk duhet të mbahen sekret

04.08.2026 15:00

Deklarata e ministrit të jashtëm Timço Mucunski...

Deklarata e ministrit të jashtëm Timço Mucunski vazhdon të mbetet të fokus të kritikave të LSDM-së, i cili për Agjensinë e lajmeve “MIA” se  ka  pohuar zhvillimin e bisedimeve për të ardhmen dhe integrimin e vendit por theksoi se detajet nuk mund të bëhen publike pasi janë pjesë e negociatave diplomatike.

Sipas LSDM-së, kryediplomati i vendit  nuk duhet që fatin e shtetit ta mbajë sekret, duke akuzuar qeverinë aktuale për mungesë transparence.

“Nuk ekziston një vend normal ku ministri i punëve të jashtme thotë se bisedimet për të ardhmen e shtetit janë sekret për qytetarët e tij. Si mund të jetë sekrete e ardhmja e Maqedonisë? Në të njëjtën kohë, Mucunski kërkon imunitet politik për MPJ-në: E gjithë Qeveria mund të kritikohet,  vetëm MPJ-ja, jo. Kjo është e papranueshme. MPJ-ja nuk është institucion mbi Qeverinë”.

Ndërkohë edhe nënkryetari i LSDM-së, Andrej Zhernovski  ka kritikuar  ngecjen e procesit eurointegrues të vendit, teksa i njëjti poashtu numëroi edhe një sërë dështimesh të tjera që, sipas tij, e karakterizojnë qeverisjen aktuale.

“Shteti është bllokuar pa progres në integrime. Reformat mbeten në vend ose, siç thotë vetë Mickoski. Ai po e manipulon shtetin, i manipulon qytetarët në një tren të sajuar, ndërkaq në fakt treni nuk ekziston dhe për një Zot, nuk ekzistojnë as binarët. Qytetarët çdo ditë e paguajnë çmimin e paaftësisë së tij dhe çdo ditë binden për mënyrën  me të cilën Mickoski i ofendon.” – u shpreh Andrej Zhernovski nga rradhët e  LSDM-së.

Integrimi Evropian, VMRO-DPMNE: LSDM do të lëshonte pe sërish

VMRO me akuzë ndaj LSDM-së për tradhëti kombëtare dhe për një mundësi tjetër të tillë nëse kostoja është e arsyeshme.

“I bënë të gjitha tradhtitë kombëtare, ndërsa edhe tani flasin qartë se menjëherë do të bënin një lëshim të ri dhe një tradhti të re kombëtare, nëse çmimi është i duhur. Prej kohësh është e qartë se LSD-ja është një parti që vepron në kundërshtim me interesat kombëtare dhe është besnike ndaj ndikimeve të jashtme, prandaj edhe vetëpërcaktohen dhe e gjejnë veten si llum” - thuhet në reagimine VMRO-DPMNE-së.