Maqedoni
Mot i nxehtë deri në 40 gradë, ISHP: Të shmanget ekspozimi direkt në diell
04.08.2026 15:19
Drejtoria për punë Hidrometeorologjike dhe nga Instituti i Shëndetit Publik...

Drejtoria për punë Hidrometeorologjike dhe nga Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin direkt në diell dhe aktivitetet fizike në natyrë midis orës 11:00 dhe 17:00, kur rreziku i goditjes nga nxehtësia është më i lartë.
“Sipas prognozimeve tona aktuale kjo valë e të nxehtit do të jetë më i thekësuar deri në fund të kësaj jave. Posaçërisht mot i nxehtë na pret gjatë ditëve të uikendit që vjen, kur temperatuart e ditës do ta kalojnë edhe shkallën prej 40 grad Celsius. Pra temperaturat në të gjithë vendin do të jenë mbi 35 grad, ndërsa mot I ngrohtë do të mbizotëron edhe gjatë orëve të natës”, deklaroi Julijana Fidanoska Mipkoska nga drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik përmes një kominikate ka kërkuar nga qytetarët që ti shmangin daljeve të pa nevojshme.
“Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin direkt në diell dhe aktivitetet fizike në natyrë midis orës 11:00 dhe 17:00, kur rreziku i goditjes nga nxehtësia është më i lartë. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë dobësi, marramendje, të përziera, dhe në raste më të rënda, ndërprerje të djersitjes, konfuzion, vështirësi në frymëmarrje, humbje të vetëdijes dhe gjendje kërcënuese për jetën. Më të prekshmit janë personat mbi 60 vjeç, fëmijët, gratë shtatzëna, punëtorët në natyrë”, thuhet në komunikatën e Institutit të Shëndetit Publik.
Përveç kësaj, nga Instituti këshillohet të mos lihen kurrë njerëz ose fëmijë në automjete të parkuara, pasi temperatura brenda tyre mund të rritet në mënyrë të rrezikshme në një kohë të shkurtër.
Në rast humbjeje të vetëdijes ose dyshimi për goditje nga nxehtësia, ISHP rekomandon që menjëherë të telefononi Shërbimin Mjekësor të Urgjencës në numrin 194 ose numrin e urgjencës 112.
FITIM KRYEZIU
