Rikonstruimi i Qeverisë, Kasami: Zgjedhja e Zv.Ministrave në shtator

05.08.2026 13:47

Emrat e zëvendësministrave nga radhët e VLEN-it...

Emrat e zëvendësministrave nga radhët e VLEN-it pritet të bëhen publikë në shtator. Bashkëkryetari i koalicionit, Bilall Kasami, thotë se ende nuk ka një propozim përfundimtar, ndërsa procesi i përzgjedhjes vazhdon.

“Ende nuk janë caktuar emrat. Ka disa propozime brenda VLEN-it, por ende nuk është propozimi final. Sipas dinamikës së paraparë, diku brenda shtatorit do të duhet të vijnë propozimet në Kuvend” u shpreh Bilall Kasami • bashkëkryetar i VLEN.