Qindra tifozë e pritën Salahun
05.08.2026 14:31
Mohamed Salah, ish-ylli i Liverpoolit...

Mohamed Salah, ish-ylli i Liverpoolit, ka mbërritur në Turqi, ku do të prezantohet si futbollisti më i ri i Trabzonsporit. Mediat turke raportojnë se Salah do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me vlerë 17 milionë euro në sezon.
Salah u largua këtë verë nga Liverpooli pas nëntë vitesh, gjatë të cilave shënoi 257 gola në 442 paraqitje, duke fituar dy tituj të Premier League dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.
Transferimi i tij konsiderohet një nga goditjet më të bujshme në historinë e futbollit turk.
