Maqedoni
Rasti i vjedhjes në NPK Saraj, BDI kërkon hetim dhe transparencë të plotë
05.08.2026 15:13
BDI në Saraj ka kërkuar transparencë nga drejtuesit e Komunës...

BDI në Saraj ka kërkuar transparencë nga drejtuesit e Komunës së Sarajit dhe Ndërrmarjes Publike Komunale Saraj, lidhur me pretendimet për vjedhjen e mjeteve financiare nga ndërmarrja publike.
Zëdhënësi i degës, Fevzi Ebipi, kërkoi hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale nëse konstatohen lëshime në sigurinë dhe menaxhimin e fondeve publike.
“Qytetarët presin përgjegjësi, transparencë dhe sqarim dhe jo heshtje. Prandaj publikisht kërkojmë përgjigje të qartë për këto pyetje: A kanë qenë funksionale kamerat e sigurisë dhe sistemi i kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në objekt në momentin kur pretendohet se ka ndodhur ngjarrja, pse nuk kanë qenë në krye të detyrës rrojët e sigurimit dhe kush mbanë përgjegjësi për këtë lëshim, Sa është shumë e mjeteve financiare që pretendohet se është marrë, dhe në çfarë baza juridike atom jete janë mbajtur në zyret e drejtorit, A është e vërtetë se NPK Saraj janë mbajtur mjete mbi kufirin maksimal të lejuar të arkës”, deklaroi zëdhënësi i degës së BDI në Saraj, Fevzi Ebipi.
Përndryshe ditë më parë drejtori i NPK Saraj ka lajmëruar se gjatë fundjavës është vjedhur qarkullimi ditor i Ndërmarrjes Publike Komunale në Saraj. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Nga Prokuroria Publike thanë se e presin përfundimin e hetimit nga MPB-ja, për të vazhduar hetimet dhe procedurën e mëtutjeshme.
FITIM KRYEZIU
