Maqedoni
Mickovski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë
06.08.2026 15:21
Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike...

Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë thotë kryeministri Hristijan Mickovski.
Ai shtoi se vendi është duke u përballuar në mënyrë të shkëlqyeshme me situatën sepse sipas tij lufta në Iran paraqet sfidën më të mëdha Energjetike Botërore.
“Në si vend arritëm të krijojmë strategji dhe mekanizëm që mos të kemi krizë energjetike, Rezervuarët tanë në këtë moment, në fund të sezonit të ujitjes, janë rreth 70 për qind të mbushur dhe kemi pothuajse 500 gigavat-orë energji elektrike të akumuluar. Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një formulë që ta ulim çmimin ose të paktën të rrisim tarifën e lirë, ndryshe nga shumica e vendeve në Evropë që planifikojnë ta rrisin çmimin e energjisë elektrike”, deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickovski.
Ai shtoi se Qeveria po realizon projekte të mëdha kapitale në sektorin energjetik, duke përmendur investimin e parkut me erë të kompanisë “Alcazar” në komunat Shtip, Karbincë dhe Radovish, me vlerë rreth gjysmë miliardë dollarë në tre faza.
“Maqedonia në këtë moment është e sigurt dhe stabile, por njëkohësisht po përgatisim plan për 10 vitet e ardhshme. Sfidat e trashëguara nga e kaluara janë të mëdha, por ne nuk dorëzohemi, po i zgjidhim”, u shpreh Mickovski.
Mickoski, foli edhe për çmimet e karburanteve, duke thënë se Maqedonia e Veriut ka pasur çmime rreth gjysmë euro më të ulëta për litër krahasuar me vendet fqinje, ndërsa sipas tij, kjo politikë vazhdon edhe tani.
FITIM KRYEZIU
