Maqedoni

Enti Shtetërorë i Statistikës, inflacioni në korrik 0,1%

07.08.2026 17:00

Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në korrik...

Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në korrik, krahasuar me muajin paraprak, është rritur për 0,1 për qind, bën të ditur Enti Shtetëror i Statistikave.
 
Rritja më e madhe është regjistruar te transporti, me 4,4 për qind, si dhe te rekreacioni dhe kultura, banimi dhe shërbimet hotelierike. Ndërsa ulja më e madhe është regjistruar te ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 1,1 për qind, si dhe te orenditë dhe pajisjet për amvisëri.
 
Në nivel vjetor, kostoja e jetesës në korrik është më e lartë për 2,3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë kanë shënuar rritje prej 1,8 për qind.