MPB, dy të arrestuar për shkaktimin e zjarreve

08.08.2026 16:11

Dy persona janë arrestuar nga policia...

Dy persona janë arrestuar nga policia, nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarre në ambiente të hapura.

Më 7 gusht  rreth orës 12:00, zyrtarë policorë nga SPB Makedonski Brod kanë privuar nga liria G.S. (45) nga fshati Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit.

Sipas informacioneve të policisë, ai dyshohet se në disa raste të mëparshme ka shkaktuar zjarre në ambiente të hapura. Po ashtu, po atë ditë, rreth orës 11:30, ai është kapur në zonën ndërmjet fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë, ku, sipas dyshimeve të policisë, sërish kishte shkaktuar zjarr.

Në të njejtën ditë rreth orës 17:00, zyrtarë policorë nga SPB Prilep kanë privuar nga liria G.A. (76) nga Shkupi, në fshatin Sarandinovë, komuna e Dollnenit, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarre në ambiente të hapura.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se, pas dokumentimit të plotë të të dy rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Ndërkohë nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë evidentuar pesë zjarre, por asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezik serioz.