Vendi në fazën portokalli, javën e ardhëshme temperaturat deri në 40 gradë
Për shkak të temperaturave të larta...

Për shkak të temperaturave të larta vendi ndodhet në fazën portokalli. Sipas metereologëve, temperatura është ngjitur në 40 gradë, sidomos në zonat urbane. Vapa do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
“Gjatë javës së ardhëshme do të kemi ende mot shum të nxehtë, do të jetë moti stabil me vranësira të pjesshme lokale gjatë ditës. Pritet që të marten dhe të mërkuren temperature të arrijë deri në 40 gradë në rajonin e Vardarit”. – tha Julijana Fidanoska Miskoska, sinoptikane në DPHM.
Nga dita e premte pritet rënie e ngadalshme e temperaturave të ditës, thonë metereologët.

QMK: Temperaturat e larta rrisin rrezikun për zjarre
Me rritjen e temperaturave gjatë ditës rritet edhe indeksi meteorologjik i rrezikut nga zjarret, thotë Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Muhamed Ali.
“Gjatë orëve të pasdites, përveç pjesës lindore të vendit, pjesët qendrore dhe jugore të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë me Fire Ëeather Index SHUMË TË LARTË, që tregon rritje të rrezikut për shfaqjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në hapësira të hapura dhe të zjarreve pyjore me intensitet shumë të lartë”, - theksoi për TVM2, Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali për TVM 2.
Ai njëherit apelon te qytetarët për kujdes të veçantë dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë, pasi çdo pakujdesi mund të shkaktojë zjarr, i cili në këto kushte atmosferike mund të përhapet shumë shpejt dhe të përfshijë sipërfaqe të mëdha.
Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë vendin janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza. Prej tyre dy zjarre janë ende aktiv, një është vënë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar plotësisht.
Aktiv është zjarri në Lisiçen e Epërme, në Komunën e Aerodromit, ku po digjet vegjetacion i ulët, pemë dhe misër. Aktiv është edhe zjarri në dalje të Kriva Pallankës, ku është përfshirë një deponi. Zjarri mbi fshatin Zelenikovë, ku digjej pyll dhe vegjetacion i ulët, është vënë nën kontroll. (Rexhep Qamili, TVM2)
