Maqedoni

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”, uji në Shkup është i sigurt për pije

10.08.2026 10:55

Përderisa në Gostivar vazhdon të mbetet problem uji për pije...

Përderisa në Gostivar vazhdon të mbetet problem uji për pije, në Shkup uji është cilësor dhe i sigurt për pije.
 
Kështu bëjnë të ditur nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, pas monitorimit të fundit javor.
 
Siç njoftojnë nga kjo ndërmarrje, Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 04.08.2026 deri më 07.08.2026 mori 162 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 162 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
 
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.