Maqedoni

Afati i gushtit për maturën shtetërore nesër dhe të premten, provimet zhvillohen në katër qytete të RMV-së

11.08.2026 13:20

Afati i gushtit për maturën shtetërore nis nesër, më 12 gusht...

Afati i gushtit për maturën shtetërore nis nesër, më 12 gusht, dhe do të zhvillohet edhe më 14 gusht, nga ora 09:00.
 
Në këtë afat janë regjistruar 1.328 nxënës për maturën shtetërore, 126 për atë profesionale dhe 6 për maturën artistike.Nesër do të jepet provimi zgjedhor – matematikë ose anglisht, ndërsa më 14 gusht gjuha amtare dhe letërsia.
 
Provimet do të zhvillohen në Shkup, Tetovë, Prilep dhe Shtip, në gjithsej tetë lokacione.Në mesin e kandidatëve janë edhe 226 maturantë të cilëve u ishte anuluar provimi në qershor për kopjim.
 
Në qershor, nota mesatare e maturës ishte 3,66, ndërsa për maturën shtetërore 3,62.