24 zjarre në ambiente të hapura në RMV, dy janë aktive
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se sot...

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se sot deri në orën 7:30 janë regjistruar gjithsej 24 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave dy janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 20 janë shuar.
Sipas QMK-së, njëri prej zjarreve aktive është në territorin e Komunës së Makedonski Brodit.
Zjarri tjetër aktiv është në territorin e Komunës së Studeniçanit, mbi fshatin Moranë, ku po digjet pyll i përzier.
Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Dellçevës, ku po digjet deponia e qytetit, si dhe në Komunën e Novo Sellës.
Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarres.
