Luboten, përkujtohen 10 civilët e vrarë në vitin 2001
Familja Aliu, Memeti, Murati, Jusufi, Bajrami, dhe Ramadani...

Familja Aliu, Memeti, Murati, Jusufi, Bajrami, dhe Ramadani, por edhe të gjithë banorët e Lubotenit të Shkup, shënuan 25 vjetorin e vrasjes së 10 civilë shqiptarë në vitin 2001 nga forcat policore maqedonase, ndërsa qindra të tjerë ishin arrestuar dhe keqtrajtuar.
Banorët e Lubotenit i kanë akoma të freskëta kujtimet, dhe ankthin që kishin përjetuar me 12 gusht të vitit 2001. Nevaip Bajrami tregon momente të trishta ku policia e shtetit ja kishte vrarë dy pjestar të familjes, dhe e kishin arrestuar edhe atë vet.
“Ne kemi qenë në shpi, ato filluan të gjunin prej kodrës, dhe ne patjer ishte me u strehu diku, dhe jemi kanë në podrum tu pi qaj, vetëm kur kanë hy brenda, ndërsa ne ishim të gjithë civil, na nxorën prej aty, na shtrinë për toke, na rrahën, ndërsa ni vëlla ma vranë para nanës, në atë kohë ka qenë 20 vjeçar, dhe e vrranë para nanës, ndërsa vllaun më të vogël 13 vjet ma morrën në burg, aj ishte fëmij, ndërsa babën ma plagosën, dy vllëzër mi vrranë, edhe kusheri mi vranë 3, dhe ne kemi qenë të gjithë civil” – tha Nevaip Bajrami, banor i Lubotenit.
Banorët tregojnë se pasi ishin marrë nga policia i kishin drejtuar në drejtim të fshatit Lubancë, ku i kanë rrah banorët jashtë çdo norme njerëzore.
“Sot kemi ardh ti nderrojmë këto 10 martir në fshatit tonë, dhe të vulës së Marrëveshjes së Ohrit, sepse rruga për Marrëveshjen e Ohrit përmes fshatit Luboten ka kaluar. Me datë 10, 11 dhe 12 gusht kemi qenë nëpër shtëpitë tona kur kanë filluar bombardimet e para të ditës së premte në ora 8:15 të mëngjesit, kanë hy në fshatin Luboten duke mos kursyer as pleq, as të rinjë e as fëmijë, kemi vuajtur dënimin me burg, derisa na kanë dhënë abulicion shteti duke tentuar ta fshehin të vërtetën, por ishim edhe pjesmarrës në tribunalin e Hagës në vitin 2007” – tha Amet Ameti, banor i Lubotenit.
Në këtë akademi përkujtimore në mesin e qytetarëve ishte edhe një delegacion i BDI-së.
“Pa dyshim është një ditë dhimbjeje ku dëshmohet krimi i bërrë nga aparati i shtetit i asaj kohe ndaj popullatës civile të fshatit Luboten, krim ky i cili nuk ka kursyer as fëmijet, përfshirë edhe një fëmijë 6 vjeçar. Krim ky i cili është vërtetuar edhe me akt gjykim të Gjykatës së Hagës ku fajtorët dolën në bankën e të akuzuarve dhe u konstatua fajësia e tyre për krimin e bërrë ndaj popullatës civile” – u shpreh Arbër Ademi – BDI.
Për rastin e fshatit Luboten, tribunali i Hagës hapi procedurë për dy persona, ku Johan Tarçullovski u dënua me 12 vite burgim, ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Lube Boshkovski, u shpall i pa-fajshëm. Ndërsa sipas raporteve ndërkombëtare mbi 100 burra shqiptarë kishin qenë të arrestuar dhe të dënuar, me pretendimet se ishin pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. (Fitim Kryeziu, TVM2)
