Uji në Shkup i sigurt për pije, Gjeorgjievski: Janë dezinformacione nga opozita

12.08.2026 16:32

Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije...

Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije, konfirmojnë nga qyteti i Shkupit, pas përhapjes së shqetësimeve se uji nuk është adekuat për tu konsumuar. Kryetari i qytetit të Shkupit Orce Gjeorgjievski, tha se bëhet fjalë për dezinformacione pasi vetë piu ujin e çezmes.

Ai tha që nuk do lejoj që sulme të tilla jo të vërteta, të cilat alarmojnë dhe i vënë në panik të panevojshëm qytetarët.

“Ne kemi një nga pesë ujërat më të mira dhe burimeve në Evropë dhe me përgjegjësi pohoj dhe qëndroj pas kësaj. Unë nuk jam monstër, i cili do të lejoj që të rrezikohet as edhe një jetë e bashkëqytetarëve të mi.” – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski.

Gjeorgjievski aludon se dezinformimi vjen nga opozita, andaj çështjen do ta ndjek juridikisht.

“Ky është sulm i organizuar për përhapjen e histerisë, sipas meje të barabartë me sulm terrorist. Nga mëngjesi i sotëm po grumbullohen të gjithë profilet, të rreme dhe private, ndërkaq janë pjesëmarës të partive opozitare. Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve do t’i dorëzojë deri te ministria e punëve të brendshme, nga të cilët kërkoj që të reagohet në mënyrë adekuate kundër të njëjtëve.” – deklaroi Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski.

Ndërkohë edhe nga klinika për sëmundje infektive, ku ishte shtuar numri i pacientëve me shtrëngime të barkut, thonë se simptomat nuk kanë të bëjnë me ujin eventualisht të ndotur.

Drejtori i klinikës Fadil Cana thotë se pacinetët janë me simptoma nga moti i nxehtë. (Meral Ismaili, TVM2)