Gjendet i pajetë drejtori operativ i Alsatit, Lirim Hajredini
13.08.2026 12:15
Trupi i Lirim Hajredinit, drejtorit operativ të televizionit Alsat...

Trupi i Lirim Hajredinit, drejtorit operativ të televizionit Alsat, mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
Trupi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.
Hajredini ka qenë për më shumë se 16 vjet drejtor operativ i televizionit kombëtar në gjuhën shqipe, Alsat.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
