Shkup, doganierët kapin tre imigrantë, ishin fshehur në një kamion
Drejtoria e Doganave njofton se tre imigrantë...

Drejtoria e Doganave njofton se tre imigrantë të paligjshëm nga Sudani janë gjetur gjatë një kontrolli të një kamioni me mallra të deklaruara për zhdoganim importi në Kompleksin Doganor në Shkup.
"Doganierët nga Dogana Shkup 1 në Doganën e Shkupit kanë gjetur tre imigrantë të paligjshëm nga Sudani gjatë një kontrolli të detajuar të mallrave të deklaruara për zhdoganim importi. Mallrat, me origjinë nga Kina, janë ngarkuar në portin e Selanikut, pas së cilës kamioni është vulosur me një vulë greke. Tre individët, shtetas të Sudanit, e kanë grisur kabllon në pjesën e përparme të ngarkesës së kamionit dhe janë fshehur midis kutive", njoftojnë nga Doganat.
Ky është rasti i katërt i imigrantëve të paligjshëm të zbuluar në tre muajt e fundit. Imigrantët i janë dorëzuar Ministrisë së Brendshme.
