52 zjarre në 24 orë, pesë aktive, Angellovski: Terreni i vështirë, vështirëson shuarjen
Gjithsej 52 zjarre në hapësirë të hapur...

Gjithsej 52 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat pesë janë aktive, janë regjistruar në vend gjatë 24 orëve të fundit, njoftojnë nga QMK. Ndërsa, sfidë e madhe vazhdon të mbetet zjarri te Studeniçani, në vendin e quajtur Ramni Gaber.
Në shuarjen e tij, siç njoftoi drejtori I DMSH-së Stojançe Angellov marrin pjesë sërish "er traktorët" dhe ekipet speciale të DMSH-së.
“Ky është zjarri prapa meje, në zonën e fshatit Ramni Gaber. Meqenëse zjarri po zhvillohet në një terren jashtëzakonisht të paqasshëm, terren të thyer, plot me shkurre të dëshura dhe diku-diku edhe me pemë të dëshura, fikja e tij është e vështirësuar. Lufta me këtë zjarr po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, tasi tymi nga ky zjarr është i dukshëm edhe nga Shkupi. Në këtë moment zjarri nuk paraqet rrezik për fshatrat afër. Nga ana e zjarrfikësve të Shkupit, edhe gjatë natës vazhdimisht ka patur të lëna ekipe që kujdesen që zjarri të mos i afrohet ndonjë prej fshatrave afër” – tha Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.
Përveç këtij zjarri, një zjarr kompleks është edhe ai në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, në zonën e fshatit Dragovdoll. Ky zjarr është aktiv tashmë ditën e tretë, po djeg një terren shkëmbor, kryesisht bar, shkurre të ulëta, ferra, por në disa vende ka hyrë edhe në pyll.
Zjarri tjetër është ai në territorin e Komunës së Bosillovës, në zonën e fshatit Staro Baldovci. Ndërsa zjarre aktive ka edhe në zonën e fshatit Makovo në Komunën e Novacit, në zonën e fshatit Muzhdivnjak në Komunën e Kriva Pallankës, si dhe një zjarr në territorin e Komunës së Mogillës, në zonën e fshatit Llozani.
Autoritetet iu bëjnë apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sepse mjafton vetëm një shkëndijë që të ndodhë një katastrofë e vërtetë, pasi siç thonë numri prej 52 zjarresh po i shteron burimet e tyre dhe se lufta e përditshme me dhjetëra zjarre është me të vërtetë e vështirë për t'u fituar. (Abibe Qaili, TVM2)
