Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, 10 zjarre aktive, 3 nën kontrollë, 31 janë shuar

14.08.2026 16:57

10 zjarre janë aktive në ambiente të hapura...

10  zjarre janë aktive në ambiente të hapura, tre janë nën kontrollë dhe 31 janë shuar,  njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Sipas kësaj drejtorie, ekipet e zjarrëfikësve janë në terren dhe po punojnë në shuarjen e zjarreve aktive si me traktorët trier, ashtu edhe me helikopterë policorë.

“Gjatë ditës së sotme deri në ora 12:00 kemi 10 zjarre në ambiente  të hapura. Aktualisht ndodhen në komunën e Jegunovcës, prapa meje shihet tymi i një zjarri të madh, zjarr prej malit dhe për shkak të qasjes së vështirë në terren, për momentin po punon një helikopterë policie, zjarrëfikësit do të hyjnë aty ku e kanë terrenin e lirë. Në Studeniçan po veprojnë traktorët  trier nga drejtoria, edhe aty zjarri po zhvillohet në terren jo të qasshëm dhe janë vënë në aksion zjarrëfikësit nga Shkupi. Poashtu  zjarri që ka vazhduar prej disa ditësh në territorin e Makedonski Brod, në terren shkëmbor me qasje të vështirë, si serioz. Një modul zjarresh pyjore i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve u dërgua atje me 25 vullnetarë dhe pesë operativë. - tha Stojançe Angellov nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Angellov poashtu potencoi se të enjten ishte dita më e vështirë në sezonin e zjarreve deri më tani, veçanërisht për shkak të rrezikut për vendbanimet. Në fshatin Bogomillë në komunën e Çashkës, ku zjarri iu afrua shtëpive të para, si dhe në fshatrat Ivanjevci, Loznani dhe Novoselani në Pelagoni. Sipas Angelov, gjatë ditës së djeshme  kishte mbi 40 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat gjashtë janë aktualisht aktive. Ai siguron se ato nuk kërcënojnë vendbanimet dhe nuk ka rrezik që ato të hyjnë në një pyll cilësor. Një banor u plagos gjithashtu në zjarret në Pelagoni, i cili u dërgua në spital me djegie në duar.

Dje, "traktorët ajrorë" ndërhynë gjithashtu në zjarrin në zonën e Studeniçanit, i cili po përhapej drejt malit. Sipas Angellov, zjarrfikësit dhe reshjet e lehta të shiut kontribuan në humbjen e fuqisë së zjarrit, por ai është ende aktiv.

Angelov u bëri thirrje qytetarëve për vigjilencë maksimale, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta dhe një rreziku në rritje të përhapjes së zjarrit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)