Maqedoni
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
16.08.2026 12:05
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të pakta deri në mesatare...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të pakta deri në mesatare, me erë të dobët deri në mesatare që do të fryjë nga drejtimi i ndryshueshëm.
Siç njoftoi Administrata Hidrometeorologjike, temperaturat minimale do të variojnë nga 7 deri në 18 gradë Celsius, dhe maksimalet nga 28 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup dhe zonën përreth, mot i ngjashëm me temperatura nga 15 deri në 35 gradë Celsius.
Në ditët në vijim, do të pasojë një periudhë moti stabil dhe më i ngrohtë, përveç të martës kur do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.
