QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll
QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll
17.08.2026 10:08
Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar...

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 25 zjarre, nga të cilat 4 janë aktive, 3 janë nën kontroll dhe 18 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
"Zjarre aktive ka në afërsi të fshatrave Morane - Vrtekica - Ramni Gaber në komunën e Studeniçanit, ku digjet pyll i përzier, dhe në afërsi të Vidushit, Dragov Dol dhe Lokvicës në komunën e Makedonski Brodit, ku është djegur bimësi e ulët, pyll me rritje të ulët dhe shkurre. Një zjarr aktiv ka edhe në komunat e Velesit dhe Zelenikovës, në zonën e fshatit Slp, i cili po përhapet drejt fshatrave Karabunjiste Dobrino dhe Tisovicë, si dhe në komunat Jegunovcë dhe Saraj, pranë fshatrave Kopancë dhe Tudencë, i cili po përhapet drejt Bojanës", njoftojnë nga QMK.
Më tej theksojnë se zjarret nën kontroll janë pranë fshatrave Aldanci, Norovo dhe pranë Borinos dhe Zhitosës në komunën e Krushevës dhe në deponinë në Kratovë.
