Maqedoni

Sonte dezinsektimi i 13-të kundër mushkonjave në Shkup

18.08.2026 11:05

Sonte, në territorin e qytetit të Shkupit, do të kryhet dezinsektim tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave....

Sonte, në territorin e qytetit të Shkupit, do të kryhet dezinsektim tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave.
 
Sipas njoftimit, më 20 gusht do të realizohet dezinsektimi tokësor, ndërsa më 21 gusht, në orët e hershme të mëngjesit, është paraparë dezinsektim ajror. Nga 23 deri më 26 gusht do të vazhdojë dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave.
 
Aktivitetet realizohen në përputhje me Programin Vjetor, obligimet ligjore dhe Elaboratin e përgatitur nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup dhe të miratuar nga autoritetet shëndetësore.
 
Që nga fillimi i sezonit deri më tani janë kryer disa trajtime për zhdukjen e larvave dhe formave të rritura të mushkonjave. Deri në fund të sezonit janë planifikuar më shumë se 20 dezinsektime.
 
Institucionet kompetente bëjnë të ditur se aktivitetet realizohen vazhdimisht dhe sipas një dinamike të përcaktuar paraprakisht, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve.