Maqedoni
Klinika Infektive në Shkup, ka ndërruar jetë pacienti i katërt nga Ethet e Nilit
18.08.2026 14:47
Edhe një pacient ka ndërruar jetë nga Ethet e Nilit Perëndimor duke e çuar në 4 numrin e të vdekurve nga ky virus...

Edhe një pacient ka ndërruar jetë nga Ethet e Nilit Perëndimor duke e çuar në 4 numrin e të vdekurve nga ky virus. Siç bën të ditur drejtori i Klinikës Infektive Fadil Cana bëhet fjalë për një pacient 76 vjeç, i cili kishte po ashtu sëmundje shoqëruese. Sipas drejtorit 20 pacientë me Ethe të Nilit Perëndimor janë shtruar në spital, 18 prej të cilëve janë raste të konfirmuara laboratorike, ndërsa dy raste janë të dyshuara klinikisht. Pesë pacientë me simptoma më të rënda klinike janë në kujdes intensiv dhe po trajtohen sipas të gjitha protokolleve klinike, ndërsa 15 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga Klinika Infektive.
“Në orët e pasdites së djeshme u regjistrua edhe viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor bisedohet për pacient 76 vjeçar i cili kishte formë akute të ndezjes së trurit dhe cipave të trurit, dhe ky pacient ishte i përdëftuar në mënyrë laboratorike forma neuroinvazive e etheve të Nilit Perëndimor, përndryshe pacienti gjendej në trajtim në Klinikën për Sëmundje Infektive plot 27 ditë por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në orët e pasdites te pacienti u konstatua vdekja e tij.”, u shpreh drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana.
Duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske nëse çdo rast i konfirmuar pozitiv duhet të trajtohet në spital apo mund të trajtohet si ambulator, ai tha se forma neuroinvazive duhet të trajtohet në spital.
“Të gjithë ata që janë të shtruar në klinikë kanë formën neuroinvazive. Ata janë një përqind e 100 përqind të të infektuarve. Sipas statistikave, forma më e rëndë e sëmundjes zhvillon një përqind të numrit të përgjithshëm të të infektuarve. Të gjithë pacientët janë nga Shkupi. Mosha e avancuar mjekësore është një faktor rreziku i pavarur për rezultatin e dobët të kësaj sëmundjeje. Sipas të gjitha statistikave dhe hulumtimeve deri më tani, është përcaktuar se kur ekziston një formë e rëndë neuroinvazive e inflamacionit të trurit dhe meningjeve, mosha e avancuar është një faktor rreziku i pavarur që mund të çojë në një rezultat të dobët.”, u shpreh Cana.
Qyteti i Shkupit njoftoi se po vazhdon me zbatimin sistematik dhe të vazhdueshëm të masave kundër mushkonjave dhe për të mbrojtur shëndetin publik. Sonte, në zonën e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinfektimi i 13-të kundër formave të rritura të mushkonjave.
VLORA LATIF TOPOJANI
