Maqedoni

37 zjarre në hapësira të hapura brenda 24 orëve, tre ende aktive

19.08.2026 11:45

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 37 zjarre në hapësira të hapura....

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 37 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, tre janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
 
Zjarre aktive ka në komunat Studeniçan, Makedonski Brod dhe Prilep.
 
Në Studeniçan digjet pyll i përzier në rajonin e fshatrave Morane, Vërtekicë dhe Ramni Gaber. Në Makedonski Brod digjen vegjetacion i ulët, pyll me trungje të ulëta dhe shkurre në disa lokacione te fshatrat Dragov Dol dhe Lokvicë, si dhe në vendin „Vidhush“.
 
Në rajonin e Prilepit aktiv është zjarri te fshati Çanishte, i cili po përhapet në dy drejtime – drejt fshatrave Zoviq dhe Krushevicë. Është përfshirë vegjetacion i ulët.
 
Zjarri në deponinë në Dellçevë, sipas informacioneve të fundit deri në orën 7:30, është vënë nën kontroll.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, zjarrfikësit kanë intervenuar edhe në disa komuna të tjera, ndër të cilat Gjorçe Petrov, Saraj, Shtip, Dollnen, Kërçovë, Gostivar, Aerodrom, Haraçinë, Mogillë, Novaci, Radovish, Strumicë, Çashkë, Veles, Zelenikovë, Vinicë, Koçan, Likovë, Kratovë, Nagoriçan i Vjetër, Rankovcë, Bërvenicë, Tetovë dhe Jegunovcë.
 
Pyll i përzier ka djegur edhe në rajonin e fshatrave Kopaçincë dhe Tudencë në Jegunovcë, ndërsa zjarri është përhapur drejt fshatit Bojanë në Komunën e Sarajit.