Maqedoni
Kumanovë: 160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i lig
22.08.2026 15:57
Qytetarët dhe subjektet juridike të Kumanovës kanë paraqitur gjithsej 160 kërkesa...

Qytetarët dhe subjektet juridike të Kumanovës kanë paraqitur gjithsej 160 kërkesa si kompensim të dëmeve të shkaktuara nga moti i lig që kohë më parë e përfshiu rajonin e Kumanovës.
Pjesa më e madhe e kërkesave kanë të bëjnë me dëmtimeve të kulmeve të objekteve, fasadave, automjeteve por edhe përmbytje të ujërave atmosferike. Pas shqyrtimit të kërkesave në terren komisioni për vlerësim të dëmeve do të përgatisë elaborat i cili do ti dërgohet komisionit në Qeveri.
“Nëpër fshatra në bashkëpunim me N.P. “Pyjet Nacionale” po përpiqemi ti zgjidhim problemet e kësaj natyre. Tre semafora sinjalizimi janë rrëzuar kurse problemi më i madh është rrëzuar edhe kutia kryesore e kontrollit ku gjendet automati i të gjithë semaforëve sinjalizues në Bulevardin "Treta MUB". Këtë defekt kemi arritur ta evitojmë, ka mbetur vetëm problemi tek udhëkryqi tek Tregu i Gjelbërt.”, shtoi mes tjerash, Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.
Vlen të thuhet se qyteti duhet të sigurojë mjete për furnizimin e sinjalistikës së re. Përpos qytetarëve dëme nga stuhia e fortë kanë pësuar edhe institucionet komunale.
“Kishim disa drunjë të thyer e të shkulur, instalim të dëmtuar, dritare të thyera, probleme me çatinë e objektit dhe disa dëme të tjera të cilat i sanuam përmes donacioneve.”, njoftoi Aleksandar Kërstevski, drejtor i Shtëpisë për të moshuar në Kumanovë.
Gati më tepër se një muaj pas motit të lig, në Kumanovë me rrethinë ende po punohet në sanimin dhe evitimin e pasojave të shkaktuara. Po largohen drunjë të thyer e të shkulur, po sanohet rrjeti elektrik distribuiv për çka në terren janë të punësuarit e ndërmarrjeve komunale si dhe ata të Pyjeve Nacionale.
FATLUM AQIFI
