Maqedoni
LSDM: Mbështetje urgjente për vreshtarët e Tikveshit
22.08.2026 17:31
Vreshtarët e Tikveshit kërkojnë çmime më të larta të blerjes së rrushit për shkak të rritjes së kostove të prodhimit dhe të fuqisë punëtore....

Vreshtarët e Tikveshit kërkojnë çmime më të larta të blerjes së rrushit për shkak të rritjes së kostove të prodhimit dhe të fuqisë punëtore. Nga opozita paralajmërojnë një projektligj me të cilin çmimi do të rritej me 5 denarë për kilogram, si dhe blerjen nga shteti të rrushit që nuk do të blihet nga blerësit.
“Urgjentisht të rriten çmimet e blerjes dhe, në këtë drejtim, do të paraqesim një Propozim-Ligj në Kuvend, me të cilin çmimi i blerjes së të gjitha varieteteve të rrushit të verës dhe rrushit të tryezës do të rritet për 5 denarë për kilogram. Gjithashtu, kërkojmë të hiqet zbritja prej 8 për qind që ofrojnë kantinat e verës si kusht për pagesën e menjëhershme të të gjithë sasisë së rrushit të blerë. Së treti, kërkojmë të miratohet një masë intervenuese, sepse ka paralajmërime se jo e gjithë sasia e rrushit të zi do të blihet. Rrushi i zi që do t’u mbetet vreshtarëve duhet të blihet nga shteti.”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
