Maqedoni

Intenzitet i rritur i komunikacionit, në Tabanoc pritet deri në 40 minuta

23.08.2026 11:47

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër kolovozë të thatë, por intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është i rritur, informojnë nga LAMM.

Në pikën kufitare Tabanoc pritet rreth 40 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa në PK Bllacë koha e pritjes për dalje është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata.
 
LAMM apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit të komunikacionit, veçanërisht në segmentet ku ekziston mundësia për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.