Maqedoni
31 zjarr në hapësira të hapura, tetë aktive – është lokalizuar zjarri pranë Strumicës
23.08.2026 12:12
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 31 zjarre në hapësira të hapura...

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 31 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave tetë janë aktive, ndërsa 23 janë shuar. Është lokalizuar edhe zjarri që shpërtheu dje në afërsi të Strumicës, mes fshatrave Vodoçë dhe Banicë.
Për shkak të erës së fortë, zjarri u përhap përmes vegjetacionit të thatë dhe iu afrua shtëpive. Dy gra kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, por nuk ka të lënduar.
Me intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve dhe angazhimin e mekanizimit të rëndë, është parandaluar përhapja e mëtejshme e zjarrit. Zjarrfikësit e kanë kaluar natën në terren, ndërsa kanë intervenuar edhe në fshatin Paligrad të Shkupit, ku zjarri paraqiste rrezik për fshatin.
Që nga mëngjesi është aktivizuar edhe ndërhyrja ajrore për shuarjen e zjarrit.
