Maqedoni
Të shtëna në Haraçinë, plagosen dy persona
23.08.2026 17:24
Në fshatin Haraçinë janë plagosur dy persona pasi u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti...

Në fshatin Haraçinë janë plagosur dy persona pasi u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit „Skoda“ me targa të Shkupit. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
“Sot në ora 05:45, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „18“ në fshatin Haraçinë janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Zyrtarët policorë nga Departamenti Policor në Haraçinë dhe Njësia për Intervenim pranë SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në një automjet të tipit „Skoda“ me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin I.I. dhe Sh.I. Si pasojë, të dy personat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në institucionin shëndetësor publik „Shën Naumi Ohrit“ në Shkup, ku u është dhënë ndihma mjekësore. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.”, u shpreh Goce Andreevski nga MPB.
