Maqedoni
Fillon ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, investim prej afro 200 milionë eurosh
26.08.2026 10:29
Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për autostradën Shkup-Bllacë...

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për autostradën Shkup-Bllacë. Segmenti prej 10,5 kilometrash do të ndërtohet nga kompania „Granit“, ndërsa afati për përfundimin e ndërtimit është katër vjet.
Me vendosjen e gurthemelit fillon ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend. Segmenti do të jetë i gjatë 10,5 kilometra dhe, sipas dokumentacionit të projektit, do të ndërtohet brenda katër vjetësh. Traseja e re do të përfshijë ndërtimin e pesë tuneleve dhe nëntë urave, duke e bërë atë një nga investimet më komplekse rrugore në Maqedoni.
Marrëveshja për realizimin e projektit u nënshkrua në korrik ndërmjet Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila siguron pjesën më të madhe të mjeteve financiare. Vlera e përgjithshme e investimit është afro 200 milionë euro, nga të cilat 30,8 milionë euro janë grant nga Bashkimi Evropian, ndërsa 167,6 milionë euro janë kredi nga BERZH.
Ndërtimi i autostradës pritet të mundësojë lidhje rrugore më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikase ndërmjet Shkupit dhe pikës kufitare Bllacë, si dhe të përmirësojë transportin dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.
