Maqedoni

31 zjarr në hapësirë të hapur gjatë 24 orëve të fundit – tre aktive, katër nën kontroll

26.08.2026 11:11

Tre zjarre në hapësirë të hapur ende janë aktive në vend, ndërsa katër janë nën kontroll, informon Qendra për Menaxhim me Kriza....

Tre zjarre në hapësirë të hapur ende janë aktive në vend, ndërsa katër janë nën kontroll, informon Qendra për Menaxhim me Kriza. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre, prej të cilave 24 janë shuar plotësisht.
 
Në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë është aktiv zjarri pranë fshatrave Morane, Vrtekicë dhe Ramni Gaber, me një krah drejt Paligradit dhe Vrazhales, ku po digjet pyll i përzier.
 
Aktiv është edhe zjarri në territorin e komunave Gostivar dhe Makedonski Brod, pranë fshatit Trnovë në drejtim të fshatrave Bitovë dhe Zagrad, si dhe zjarri në komunën e Çashkës, mbi fshatin Nezhilovë.
 
Nën kontroll janë zjarret pranë fshatit Tajmishte në Kumanovë, në komunën Makedonski Brod, ndërmjet rezervatit „Jasen“ dhe fshatit Breznicë, në deponinë e qytetit „Melci“ në Kavadar dhe në deponinë në Dellçevë.