Ekonomi

Ministria e Ekonomisë - Mbështetje financiare për industrinë përpunuese

27.08.2026 15:58

Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur dy thirrje publike me mbështetje financiare prej gjithsej 7 milionë denarësh...

Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur dy thirrje publike me mbështetje financiare prej gjithsej 7 milionë denarësh, të destinuara për avancimin e konkurrueshmërisë së kompanive vendore nga industria përpunuese. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, sqaron se me thirrjet publike sigurohet mbështetje konkrete në dy fusha të rëndësishme, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kompanive dhe universiteteve përmes projekteve të përbashkëta, si dhe futja, zbatimi dhe certifikimi i standardeve dhe zhvillimi i praktikave të përgjegjësisë shoqërore.

“Me thirrjen e parë publike, në vlerë prej 5 milionë denarë, mbështesim bashkëpunimin ndërmjet kompanive dhe universiteteve, përmes realizimit të projekteve të përbashkëta. Ministria mbulon 70% të shpenzimeve të dëshmuara, deri në 500.000 denarë për kërkues. Mjetet janë të destinuara për kërkime dhe zhvillim, inovacion, transferimin e njohurive dhe teknologjive, avancimin e proceseve të prodhimit dhe produkteve, ekonominë qarkulluese, transformimin e gjelbër dhe digjital, si dhe për analiza profesionale, konsulenca dhe trajnime të specializuara. Me thirrjen e dytë publike, në vlerë prej 2 milionë denarë, investojmë në ngritjen e standardeve dhe për gjithësinë shoqërore të kompanive. Edhe këtu mbështetja është deri në 70% të shpenzimeve të dëshmuara, përkatësisht deri në 200.000 denarë për kërkues. Kompanitë do të mund të shfrytëzojnë mjetet për furnizimin, zbatimin dhe certifikimin e standardeve, dokumenteve të standardizimit dhe raporteve. Dëshirojmë që kompanitë vendase jo vetëm të prodhojnë më shumë, por të prodhojnë me cilësi më të lartë, në mënyrë më inovative dhe në përputhje me standardet, që do të mundësojnë qasje më të lehtë në tregjet evropiane dhe ato botërore. Afati përfundimtar për aplikim është deri më 15 shtator të vitit 2026.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.