Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku në Slloveni, tre shtetas maqedonas humbën jetën

28.08.2026 15:52

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se tre shtetas maqedonas kanë vdekur në një aksident trafiku që ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar në Slloveni....

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se tre shtetas maqedonas kanë vdekur në një aksident trafiku që ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar në Slloveni. Midis viktimave ishin dy fëmijë të mitur, ndërsa  dy shtetas të tjerë maqedonas që ishin në automjet u plagosën. Ministria njoftoi se Ambasada e Maqedonisë në Lubjanë menjëherë hyri në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet kompetente në Slloveni për të përcaktuar të gjitha rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.
 
"Tre persona, një i rritur dhe dy të mitur, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në aksident. Dy persona të tjerë që ishin në automjet dhe që janë gjithashtu shtetas maqedonas u plagosën. Rasti po përpunohet nga autoritetet kompetente policore në Kopër. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është në komunikim me institucionet kompetente sllovene dhe po monitoron rrjedhën e mëtejshme të procedurës.", njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Sipas informacioneve nga policia sllovene, në aksident u përfshinë një makinë pasagjerësh dhe një kamion. Kamioni u ndal në anë të autostradës për shkak të një difekti, kur makina goditi pjesën e pasme të majtë të rimorkios. Një person i lënduar u transportua në spital me helikopter mjekësor. Nuk ka informacione shtesë mbi gjendjen mjekësore të të lënduarve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI