Maqedoni
Mickoski: Brenda dy vitesh Qeveria krijoi 17 mijë vende pune
28.08.2026 17:17
Gjatë dy viteve të fundit, qeveria ka krijuar 17 mijë vende të reja të punës, ka deklaruar Kryeministri Hristijan Mickoski....

Gjatë dy viteve të fundit, qeveria ka krijuar 17 mijë vende të reja të punës, ka deklaruar Kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, në këtë periudhë numri i të punësuarve është rritur nga 691 mijë në 708 mijë të punësuar. Numri më i madh i punësimeve është bërë në sektorin e industrisë thekson Mickoski.
“Para dy ose tre ditësh, Enti Shtetëror i Statistikës publikoi shifrën se kjo qeveri, gjatë dy viteve të fundit, nga tremujori i tretë i vitit 2024 deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, ka krijuar 17.000 vende të reja pune. Nga 691.000 të punësuar në 708.000 të punësuar. Nëse i shihni numrat do të kuptoni se qeveria e kaluar për 7 vite nuk ka hapur kaq vende të reja të punës.”, u shpreh Kryeministri Hristijan Mickoski.
Mickoski pret që me zhvillimin ekonomik të vendit dhe pasi siç tha ai në Evropën Perëndimore gjendja nuk është më ajo që ishte pesë apo dhjetë vjet më pare, një pjesë e mërgatës e sidomos të rinjët të kthehen për ta vazhduar jetën në vendlindje.
GAZMEND REXHEPI
