Maqedoni

MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor, Sulejmani: Nxënësit do t’i kenë librat në kohë

29.08.2026 13:31

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2026-2027, thotë numri dy i kësaj minsitrie Driton Sulejmani. Sipas tij janë eliminuar problemet që kanë qenë në të kaluarën, si furnizimi me librat shkollore.
 
“Ky është vetëm viti i tretë prej se kjo qeveri është në funksionim që nxënësit do t’i kenë librat në kohë dhe do t’i kenë të gjitha librat që u nevojiten për të pasur një proces edukativo arsimor të mirëfilltë. Kemi punuar jashtëzakonisht shumë në zgjidhjen e problemeve me numrin e vogël të nxënësve, është bërë optimizimi i paraleleve në gjithë terriotorin e shtetit dhe mendojmë se me optimizimin e paraleleve edhe kemi krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor edhe kemi siguruar më shumë mjete financiare për shkollat që ato të mund pastaj të investojnë në përmirësimin e kushteve të atyre shkollave. Në përgjithësi MASH i ka kryer të gjitha detyrat e nevojshme që viti i ri shkollor të fillojë ashtu sic duhet”, deklaroi zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani.
 
Sulejmani: Zgjidhet problemi me klasat në Idrizovë    
 
Zëvendës minsitrti Sulejmani njëherit thotë se Ministria ka marr masa edhe për zgjidhjen e mësimit në gjuhën shqipe në Shkollën fillore Njegos në Idrizovë, ku po ndërtohen katër klasa të reja.  
 
“Edhe ky është një problem i trashëguar që nuk është zgjidhur vite me rradhë, nxënësit për shkak të mungesës të hapësirave të mjaftueshme për të zhvilluar procesin edukativo-arsimor në shkollën Njegosh janë detyruar që ta ndjekin mësimin në objekte të tjera. Për ta zgjidhur problemin MASH ka marrë masa të menjëhershme dmth është bërë prokurimi publik me të cilën do të ndërtohen katër mësonjtore të reja dhe mendojmë se me këtë hapësirë do të zgjidhet edhe problemi i nxënësve prej klasës së pestë deri në të nëntën, sepse do të kenë hapësirë të mjaftueshmë që edhe ato të mund ta zhvillojnë mësimin në të njejtën shkollë. Mendoj se në këtë rast do të duhet angazhimi i mësimdhënësve të ri do ta shohim këtë si ministri mirëpo, ne po punojmë në zgjidhjen e problemit vetëm se në pjësen e parë punimet vecmë kanë filluar”, u shpreh Sulejmani.
 
Pjesë e strategjisë 2026-2032 për arsim, është sigurimi i kushteve për mësim tërditorë. Aktualisht rreth 200 paralele në vend zhvillojnë mësimin tërëditor, ndërsa zëvendës misnitri Sulejamni thotë se ashtu siç është e paraparë në strategji, deri në fund të vitit 2032 të gjitha shkollat do të përfshihen në procesin e mësimit tërëditor. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI