Maqedoni
QMK: Në 24 orët e kaluara u regjistruan 26 zjarre
01.09.2026 10:01
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura...

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave dy janë aktive, katër nën kontroll, ndërsa 20 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Sipas informatave, në orët e mëngjesit aktiv kanë qenë zjarret në Komunën e Sarajit në fshatrat Kopanicë dhe Radushë, si dhe në Komunën e Shtipit. Nën kontroll janë vënë zjarret në Komunën e Makedonski Brodit, Komunën e Dellçevës dhe në Komunën e Zelenikovës mbi fshatin Paligrad. Ndërkohë janë shuar 20 zjarre në disa komuna të vendit.
