Maqedoni

MPB: Një 13-vjeçar është therur me thikë në Shkup

01.09.2026 14:44

Një fëmijë i moshës 13-vjeçare është therur me thikë në zemër dhe ndodhet në gjendje kritike....

Një fëmijë i moshës 13-vjeçare është therur me thikë në zemër dhe ndodhet në gjendje kritike. Incidenti ndodhi në rrugën Brigada Maqedonase - Kosovare, gjatë një përleshjeje midis pesë personave, katër të mitur dhe një i rritur, bëjnë të ditur nga MPB. Sipas tyre, në përleshje u përdorën thika dhe shkopinj bejsbolli. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se të gjithë personat në fjalë janë siguruar nga organet e rendit. 

“Po, të gjithë ato të cilët kanë qenë pjesëmarrës në kuadër të ngjarjes kriminale në fjalë, janë siguruar nga ana e MPB-së, pra gjithsej 5 persona. Një fëmijë i mitur është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është duke luftuar për jetë. Por, nga të dhënat e siguruara, edhe personi që e ka kryer veprën është person i mitur i moshës së njëjtë me të lënduarin, respektivisht të vitit të lindjes 2012.”, - deklaroi ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.
 
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, konfirmoi se 13-vjeçari ndodhet në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, ku është operuar, por është në gjendje kritike për jetën. 
 
“Kemi një fëmijë të moshës 13-vjeçare, i cili është goditur me thikë në Çair. Fëmija është operuar mbrëmë, por për faktin se sulmi është në zemër, ai është në shërim intensiv dhe në gjendje kritike.”, - theksoi ministri i MSh-së, Sasho Klekovski.
 
Pas dokumentimit të plotë të rastit nga organet e rendit, do të paraqitet kallëzim penal në Prokuroria Themelore Publike në Shkup për personat e përfshirë në këtë incident. 
 
FITIM KRYEZIU