Maqedoni

QMK: Aktualisht 2 zjarre aktive, 4 nën kontroll

01.09.2026 14:56

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura...

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave dy janë aktive, 4 nën kontroll, ndërsa 20 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.                                                                                   
 
Sipas informatave, në orët e mëngjesit aktiv kanë qenë zjarret në Komunën e Sarajit në fshatrat Kopanicë dhe Radushë, si dhe në Komunën e Shtipit. 
 
“Një zjarr më i rëndë është në territorin e Komunës së Strugës, në zonën e fshatrave Lokov dhe Burinec. Është një zjarr pyjor që për momentin prek kryesisht shkurret dhe bimësinë e ulët, por ekziston rreziku që të përhapet në pyje me cilësi më të lartë. Ekipet nga Pyjet Kombëtare janë në terren dhe po shqyrtohet mundësia e punësimit të një helikopteri.”, - deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.
 
Nën kontroll janë vënë zjarret në Komunën e Makedonski Brodit, Komunën e Dellçevës dhe në Komunën e Zelenikovës mbi fshatin Paligrad. Pas 72 orësh është arritur të vihet nën kontroll edhe zjarri në malin Pelister. 
 
ABIBE QAILI