Maqedoni
Fillon projekti “Treni urban” – Mickoski dhe Nikolloski me tren nga Zelenikova drejt Shkupit
02.09.2026 10:15
Kryeministri dhe ministri, së bashku me përfaqësues të sektorit hekurudhor, do të udhëtojnë me tren nga Zelenikova deri në Stacionin e Ri Hekurudhor në Shkup....

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot simbolikisht do ta shënojnë fillimin e projektit “Treni urban”. Kryeministri dhe ministri, së bashku me përfaqësues të sektorit hekurudhor, do të udhëtojnë me tren nga Zelenikova deri në Stacionin e Ri Hekurudhor në Shkup.
Në udhëtim do të marrin pjesë drejtorët e “MZh Infrastrukturë” dhe “MZh Transport”, Sinisha Ivanovski dhe Dejan Kosutiq, si dhe kryetarët e komunave të Shkupit, Zelenikovës, Kisella Vodës dhe Aerodromit.
Projekti synon lidhje më të mirë të Shkupit me vendbanimet përreth dhe sigurimin e një mundësie shtesë për transportin e qytetarëve që udhëtojnë çdo ditë drejt kryeqytetit.
Me vendosjen e transportit hekurudhor urban pritet që hekurudha të bëhet një alternativë më tërheqëse ndaj komunikacionit rrugor, gjë që do të kontribuonte në uljen e kaosit në komunikacion dhe ngarkesës në rrugët e Shkupit.
Udhëtimi simbolik nga Zelenikova drejt Shkupit pritet të shënojë fillimin e aktiviteteve të lidhura me projektin “Treni urban”.
