Maqedoni

Maqedonia shënon 35-vjetorin e pavarësisë

08.09.2026 11:18

Vendi shënon 35-vjetorin e pavarësisë....

Vendi shënon 35-vjetorin e pavarësisë. Si sot, e 35 vite më parë, më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët e Maqedonisë, në referendum, votuan me shumicë dërrmuese për pavarësinë e vendit. Në këto 35 vjet vendi shënoi disa ngjarje të rëndësishme në procesin e ndërtimit të shtetit, si: anëtarësimi në OKB; arritja e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ndërpreu konfliktin dhe përmirësoi kohezionin ndëretnik, më pas u arrit Marrëveshja e Prespës, e cila mundësoi zhbllokimin e vendit në procesin eurointegrues dhe anëtarësimin NATO.
 
Këtë përvjetor jubilar Qeveria organizoi program kulturor njëmujor, ndërsa shënimi institucional i kësaj dite do të ndodhë para Qeverisë, nga pritet të përcillen mesazhe për unitet. 
 
“Nëse shikojmë 35 vite para, ne do të duhet të mendojmë se si të kemi sistem funksional, si qytetarët të kenë besim në institucione dhe të kemi një Maqedoni evropiane me mbrojtjen e çështjeve kombëtare, gjegjësisht identitetit, gjuhës dhe kulturës. Me të vërtetë kjo është një ditë dhe festë e madhe, dhe unë jam me të vërtetë krenare që Qeveria arriti nëpërmjet një programi njëmujor, të festojë dhe ta sjellë para qytetarëve që ata ta ndjejnë dhe të jenë krenarë për atë që ndodh. Në ora 02:00 do të kemi shënim institucional para Qeverisë. Kryeministri Hristijan Mickoski do të mbajë fjalim. I ftoj qytetarët ta ndjekin dhe të presin porosi për unitet dhe porosi, të cilat do të na kujtojnë përse jemi krenarë për shtetin dhe çfarë Maqedonie duam të shohim në të ardhmen.”, - deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.