Maqedoni
Rasti “Lotaria”, u arrestua Përparim Bajrami, u dorëzua vetë në polici
09.09.2026 09:26
Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare...

Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, është dorëzuar mëngjesin e sotëm te organet e ndjekjes, pasi prej një periudhe ishte në arrati.
Sipas informacioneve të autoriteteve, Bajrami, nga Kumanova, i lindur më 10 shkurt 1993, është paraqitur vullnetarisht dhe në këmbë te organet kompetente rreth orës 05:35.
Ai është një nga të akuzuarit në rastin “Lotaria Shtetërore”, në të cilin ndiqen penalisht edhe ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe gjashtë persona të tjerë. Gjykimi për këtë rast vazhdon të premten.
