Maqedoni
Qyteti i Shkupit, dezinsektim kundër mushkonjave në Shkup
09.09.2026 10:28
Qyteti i Shkupit sot do të realizojë dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në disa sipërfaqe ujore në kryeqytet...

Qyteti i Shkupit sot do të realizojë dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në disa sipërfaqe ujore në kryeqytet, si pjesë e masave të rregullta për kontrollin dhe zvogëlimin e popullatës së tyre.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se, nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e spërkatjes, aktivitetet do të zhvillohen ditën e parë të ardhshme me kushte të përshtatshme.
Autoritetet e qytetit u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë realizimit të dezinsektimit.
